-sidi education-spot_img
16.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abdixhiku: Heqja e TVSH-së për produktet bazike është prioritet

Kryesoret

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar prezantimin e programit të tij qeverisës gjatë takimeve me qytetarët në disa qytete të vendit, përfshirë Suharekën dhe Lipjanin.

Në fokus të premtimeve të tij janë masat ekonomike për lehtësimin e kostos së jetesës.

“Do të bëjmë çmos që të heqim jo vetëm TVSH-në në produkte bazike; miell, vaj, sheqer, bukë, por edhe të ulim çmimet e rënduara në këto 5 vite”, ka deklaruar Abdixhiku përmes një videoje të publikuar.

Ai theksoi se këto masa synojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në uljen e shpenzimeve të familjeve dhe përmirësimin e fuqisë blerëse të qytetarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit