-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush spiunon në Shqipëri? Kreu i SHISH-it “zbërthen” lëvizjet e armiqve

Kryesoret

Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Helidon Bendo u shpreh sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare se në Shqipëri ka aktivitet të shërbimeve inteligjencës nga vendet jomiqësore. Bendo nuk dha detaje edhe pse seanca e raportimit ishte me dyer të mbyllura, por theksoi se aktiviteti i tyre ka ardhur në rritje në vitin që u mbyll.

“Veprimtaria e shteteve/shërbimeve të inteligjencës kundërshtare ka vijuar me ndërthurje në rritje të aktiviteteve të inteligjencës me ato të natyrës hibride, si aktivitete influencuese malinje, propagandë e dizinformacion, narrativa përçarëse e me ndikim në perceptimin publik.

Këto shtete e shërbime jomiqësore me Shqipërinë, përdorin aktivitetet klasike dhe hibride për realizimin e synimeve të tyre. Në veprimtaritë e spiunazhit, ato përdorin një kombinim të metodave të mbyllura dhe të hapura, konvencionale (klasike) dhe jo konvencionale që përfshijnë propagandën, dezinformimin, sulmet kibernetike, grumbullimin e informacionit sensitiv nëpërmjet ndërhyrjes në rrjetet kompjuterike, për qëllime spiunazhi kibernetik, për të realizuar aktivitete/operacione influence informative dhe psikologjike” deklaroi Helidon Bendo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit