-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eksperti te ‘5Pyetjet.al’: 720 spiunët serbë, Blinken dhe ‘shuplaka’ për Kurtin

Kryesoret

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi u shpreh në një intervistë për “5Pyetjet.al” se raporti mes Kosovës dhe SHBA-së është mjaft i rrezikuar si pasojë e veprimeve të kryeministrit Albin Kurti. E la të hapur mundësinë që Perëndimi t’ia japë veriun e Kosovës, Serbisë.

Ai tha se në fund dikush do ta paguajë faturën, pasi amerikanët dhe europianët nuk kanë emocionet tona për trojet tona dhe së pari për ata janë objektivat politike, që Europa duhet të jetë e qetësuar dhe “ata që i kontribuojnë destabilizimit do të marrin ndëshkimin”.

Zakonisht goditjet në politikën ndërkombëtare, ajo që mbahet mend pas luftës së dytë botërore nuk kanë ndodhur menjëherë, ka pasur një procedurë. Ka pasur një afat. Edhe sulmi në Irak në 1989 nuk ishte me një shpejtësi vendimmarrje, iu dha një kohë Sadamit që të reflektojë. Edhe tani ajo që është duke ndodhur me Kosovën, goditja nuk është menjëherë.

Kemi sanksione të lehta. Përjashtim nga stërvitjet ushtarake. Kemi kufizim, politika e jashtme e Kosovës është e kornizuar. Nuk ka asnjë takim bilateral me një homolog europian kredibël. Secila do të jetë goditja përfundimtare është vështirë të thuhet tani. Më e lehta do të jetë nëse Perëndimi vendos që pjesën veriore të Kosovës t’ja japë Serbisë për ta qetësuar këtë pjesë të Europës” tha ai.

Më tej, Kajtazi tha se në Kosovë pas luftës Serbia ka lënë mbi 700 spiunë, që sipas tij, edhe sot punojnë për sabotimin e shtetit. Por ku janë sistemuar? “Sigurisht janë sistemuar aty ku i duhen (Beogradit). Shifrën nuk e kam bërë publike nga ndonjë arkivë e imja personale, por është bërë publike para disa viteve në KiE, edhe në Shqipëri, Maqedoni dhe Bullgari është një shifër prej 200 agjentëve serbë.

Kosova ka pasur më së shumti. Ata janë aty ku duhen, institucione shtetërore, parti politike, biznes. Aty ku u duhen për të sabotuar shtet ndërtimin e Kosovës. Nuk bëhet fjalët për serbë. Janë spiunë shqiptarë. Edhe ata në Shqipëri janë shqiptar, që punojnë për shërbimet inteligjente serbe” tha ai.

U faturoi edhe një rast konkret. “Ne e kemi pasur një ngjarje në vitin 2004, në mars që e ka trazuar Kosovën dhe e ka vendosur në pikëpyetje ekzistencën tonë si shtet pikërisht nga kjo strukturë”. Deklaroi se kanë qenë struktura serbe që ka krijuar skemat përmes së cilave ish-pjesëtarët e UÇK-së po gjykohen në Hagë. “Ata në Hagë dikush i dërgoi atje, dhe ata që i dërguan janë shokët e tyre afër, që gjatë gjithë kohës i kanë spiunuar”.

Akuzoi se asnjë qeveri në Kosovë nuk ka guxuar për ta zhbërë këtë strukturë. “Faktin që informacionin e ka bërë publik një organ kredibël si KiE, puna e parë që duhet të merrej çdo qeveri ka qenë kjo, si të lirohemi nga kthetrat. Nuk e kanë bërë sepse janë ndikuar prej atyre që kanë qenë afër tyre. Po të mos kishte qenë kjo strukturë aq e organizuar dikush do të kishte dalë dhe do ta kishte bërë këtë punë. Por fakti që nuk e ka bërë dhe nuk do ta bëjë, është se këta kanë fuqi të madhe influence” tha ai për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit