Janë publikuar në rrjetet sociale pamjet e momentit kur makina humbi kontrollin dhe përfundoi në liqenin e Fierzës ditën e diel, ku për pasojë humbi jetën Sul Demnushi, 55 vjeç, ndërsa shpëtoi mrekullisht djali i tij.
Në këtë video shihen edhe momentet e fundit para se makina te përfundonte në liqen.
Nga pamjet vihet re se makina nuk ka qenë me shpejtësi dhe është ende e paqartë se si drejtuesi i humbi kontrollin e mjetit.