-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbardhet rekursi i SPAK-ut për Tahirin: Gjykata gaboi, duhet të dënohet më shumë

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar depozitoi në Gjykatën e Lartë rekursin për dosjen e Saimir Tahirit. Dosja me argumentet është zbardhur.

Gjykata e Apelit e dënoi ish-ministrin në datë 4 shkurt të këtij viti me 3.4 vite burg dhe tashmë po vuan dënimin në burgun e Fierit.

Por asnjëra nga palët nuk është e kënaqur. SPAK kërkon dënimin për të gjitha akuzat me 12 vite burg dhe jo vetëm për shpërdorim detyre.

Apeli la në fuqi vendimin e mëparshëm të shkallës së parë me të vetmin ndryshim, rrëzoi pezullimin e dënimit duke e konsideruar atë të pabazuar.

Tashmë prokurorët e çështjes, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara kërkojnë dënimin edhe për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal.

Gjykata ka bërë argumentim të gabuar dhe ka analizuar disa dyshime në favor të pandehurit. Gjykata nuk ka provuar dot marrëveshjen mes ish-ministrit dhe grupit Habilaj” thuhet ndër të tjera më tej në dosje.

SPAK i kërkon Gjykatës së Lartë kthim për rigjykim në Apel të çështjes me një trupë të re gjyqtarësh. Kjo masë përfshinë edhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën.

Por, gjithashtu edhe pala mbrojtëse nuk është e kënaqur duke kërkuar rrëzimin e dënimit. Beteja vazhdon jashtë, Tahiri vuan dënimin pas hekurave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit