-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abazoviç: Qeveria e re do të këtë 20 ministri dhe 46 deputetë

Kryesoret

Mandati për qeverinë e re në Mal të Zi, nën udhëheqjen e Dritan Abazoviç, pritet të këtë 20 ministri dhe do të mbështetet dhe nga 46 deputete të tjerë.

Ai është shprehur se pret mbështetjen e 46 deputetëve, edhe pse nuk arritën të kenë 49.

“Unë pres mbështetjen e 46 deputetëve sepse nuk arritëm të arrijmë 49. Është e vërtetë që qeveria do të ketë 20 ministra, por do të ketë 18 departamente, jo 20, sepse dy ministra nuk kanë portofol. Ata do të kenë katër nënkryetarë,” ka thënë Abazoviç.

Përmes një konference për shtyp, ai tha se kërkon që Mali i Zi të ketë stabilitet dhe perspektive evropiane.

Qeveria e 43 e Malit të Zi, do të konsistojë në parti minoritare kombëtare të Malit të Zi, si SNP, SDP, CIVIS dhe lëvizja qytetare që udhëhiqet nga Dritan Abazoviç, URA.

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, i cili është edhe lideri i partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), do ta mbështesë qeverinë e pakicës, po pa marrë pjesë në të.

Abazoviç ka mohuar rikthimin e DPS-së në pushtet, mbi bazën e kritikave të së cilës Abazoviç është ngritur politikisht.

Pas kësaj, deputetët e partive që do të jenë pjesë e qeverisë së re, do të kërkojnë një seancë në Kuvendin e Malit të Zi, ku do të zgjidhet Qeveria e re, e propozimi do të bëhet më 27 prill.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit