Zbardhen detaje të reja lidhur me plagosjen mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku u qëllua me armë zjarri në këmbë, 28 vjeçari Edis Reçaj.
Një burim nga uniformat blu në Shkodër konfirmoi se policia e ka identifikuar autorin, që dyshohet se ka qenë në një makinë me të plagosurin dhe e ka qëlluar pas një debati mes tyre.
Por i plagosuri e ka mohuar njohjen. Ai ka deklaruar se autorin nuk e ka parë, pasi sipas tij, i ka ardhur pas shpine dhe se ishte i maskuar.
“Autori ishte një person me kapuç të zi në kokë dhe më ka ardhur nga mbrapa dhe më ka plagosur në këmbë dhe është larguar me shpejtësi. Nuk e kam idenë se kush është autori që më plagosi.
Nuk kam pasur konflikte apo probleme me ndonjë person ndaj edhe nuk e di arsyen e kësaj ngjarje” mësohet se është shprehur i plagosuri në spital. Policia dyshon te dëshmia e të riut, që fsheh ngjarjen.