-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha mbledh ekspertët e energjisë: Krizën e solli Rama, jo Zoti me luftën

Kryesoret

Mesditën e sotme, Partia Demokratike ka mbledhur një tryezë me ekspertë për çështjen e energjetikës. I pranishëm në këtë takim është edhe ish-kryeministri Sali Berisha, që fajësoi për krizën direkt Edi Ramën.

“Shqipëria është i vetmi vend që ka rritur, tre-katërfishuar çmimin e energjisë për bizneset dhe ka deklaruar se do ta rrisë për familjarët.

Viti 2021 ishte me prodhimin më të lartë të energjisë dhe shkak i krizës nuk është moti dhe lufta, por grabitja, plaçkitja dhe vjedhja në këto sipërmarrje.

Shqipëria nuk besoj që të ketë vend tjetër që zbraz digat në kundërshtim me ligjet e saj dhe shet energjinë në emër të liberalizimit të tregut me 42 euro në të njëjtën ditë që në bursë është 130 euro. Sikur ka ndodhur gjatë verës.

Apo që blen energji me 300 euro në një kohë kur atë ditë për furnizimin e së cilës energjia në bursë është 150 euro. Kemi të bëjmë me një rritje çmimesh të diktuara nga keqmenaxhimi dhe vjedhja” tha ai.

Takimi vjen një ditë pas letrës së deputetëve të PD-së drejtuar kuvendit për situatën energjetike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit