-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vjedhje, dhunë dhe plagosje, arrestohen 6 persona në Tiranë

Kryesoret

Policia e Tiranës ka venë në pranga 6 shtetas për vepra të ndryshmë penalë, dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

Shtetasin akuzohen për veprat penale, “Vjedhje”, “Dhunë fizike ndaj bashkëshortes”, “Drejtim mjeti ne gjendje të dehur”, “Plagosja e lehtë me dashje”,”Kanosja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale

Njoftim

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. B., 60 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka vjedhur kabllot elektrike të ndriçimit, te Bulevari i Ri.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. T., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariarin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. P., 43 vjeç, banues në Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. T., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. K., 44 vjeç, dhe A. D., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, në ngarkim të shtetases D. L., 56 vjeçe, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta (gurë) shtetasen F. D., 61 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, në ngarkim të shtetasit A. K., 44 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Kanosja”, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë shtetasen V. S., 32 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G. K., banues në Lezhë, sepse ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Rrugore.

—-Më datë 19.04.2022, shtetasi A. M., 44 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vëllai i tij, shtetasi I. M., 36 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit