Në prag të seancës së parë të 4 majit në Kuvend për presidentin e ri të vendit, shumë emra janë lakuar nëpër media, ndërsa i fundit është edhe ai i Fatos Nanos.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish-këshilltari i Nanos, Ilir Kulla, shkruan se PS e ka kandidatin e saj për president të ri të vendit.
“Nëse PS do të tregojë që është parti politike e ka Kandidatin për President Fatos Nano, nëse do të vazhdojë humorin e zi me kandidate me e-mail, thjesht do e bëj vendin edhe me qesharak”, shkruan Ilir Kulla.