-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gërvalla i përgjigjet Serbisë e Rusisë: Krenare që përfaqësoj burrat e gratë e UÇK-së

Kryesoret

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë sërish fjalën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku diskutohej për Kosovën.

Gërvalla u është përgjijgur përfaqësuesve nga Rusia dhe Serbia.

Ajo ka thënë se Rusinë e pengon çdo sukses i Kosovës, ndërsa shtoi se kur Rusia flet për UÇK-në i kujtojnë njerëzit trima që po luftojnë tani në Ukrainë.

“NATO erdhi për ta ndalur gjenocidin. E kuptoj pse Rusia është agresive ndaj Kosovës, sepse ajo është agresive nga çfardo suksesi që Kosova përfaqëson. Të jem këtu e të dëgjoj Rusinë që flet për UÇK-së, më kujton njerëzit trima që po mbrojnë Ukrainën”, tha Gërvalla.

Ajo më tej tha se është krenare që përfaqëson gra e burra të UÇK-së që luftuan për popullin e tyre.

“Jam shumë krenare që përfasoj sot një shtet, ushtarë, gra e burra të UÇK-së, që kanë mbrojtur popullin e tyre, shtëpitë e tyre dhe e them prapë se jam shumë krenar për këtë”, shtoi Gërvalla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit