Një aksident i rëndë detar është regjistruar pasditen e sotme në Gjirin e Ksamilit, ku një mjet lundrues është përplasur me një skaf të Policisë Kufitare të Sarandës.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë dhe dyshohet se si pasojë një person ka humbur jetën.
Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar për identitetin e viktimës apo rrethanat e plota të ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ekipet e emergjencës, të cilat po kryejnë veprimet e para hetimore dhe po asistojnë personat e përfshirë.
Burime paraprake bëjnë me dije se dy ambulanca kanë transportuar dy persona drejt urgjencës së Spitalit të Sarandës, ndërsa dyshohet se njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Gjendja e personit tjetër mbetet ende e paqartë.
/5pyetjet.al









