-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kos: Shqipëria ka garantuar vlerësim të plotë mjedisor për projektin e Kushner

Kryesoret

Projekti turistik me vlerë rreth 1.4 miliardë euro, i lidhur me investitorin amerikan Jared Kushner, ka rikthyer në vëmendje debatet mbi mbrojtjen e mjedisit dhe përputhshmërinë e investimeve strategjike me standardet e Bashkimit Evropian.

Ndërsa projekti ka shkaktuar reagime dhe protesta në Shqipëri, Komisioni Evropian ka kërkuar që çdo procedurë të zhvillohet në përputhje me legjislacionin evropian, veçanërisht në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Në këtë kuadër, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, tha se Brukseli ka marrë garanci nga qeveria shqiptare se do të respektohen të gjitha standardet dhe procedurat e nevojshme.

“Kemi marrë siguri nga qeveria e Shqipërisë se do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se do të respektohen standardet evropiane mjedisore”, deklaroi Kos, duke theksuar se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian ofron garanci të forta për mbrojtjen e natyrës dhe zbatimin e legjislacionit evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit