-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjekmarkaj për zgjedhjen e presidentit: Lërjani opozitës emrin, si një gjest simbolik

Kryesoret

Zgjedhja e Presidenti në Shqipëri ka bërë që të ketë përplasje mes kryetarit i grupit të PD-së Enkelejd Alibeaj dhe ish lideri Sali Berishës.

Për këtë çështje ka folur ka folur deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj për VOA-në, i cili ka thënë se ata kanë një kulturë shumë të keqe për bojkotimin e gjërave duke filluar nga reformat deri dhe tek zgjedhjet, por në këtë rast sipas tij PD duhet të marrë përgjegjshmërinë e saj.

“PD duhet të marr përgjegjësinë e saj, duhet të jetë pjesë e procesit, sado seriozisht mund ta ketë kryeministri, gjë që unë nuk e besoj, sepse duket që e ka në mendje presidentin dhe thjeshtë po bënë teatrin e zakonshëm. Përballë shqiptarëve PD ka përgjegjësinë e saj, të tregoi si e do procesin dhe çfarë emrash ka. Do ishte një gjest i mirë, një gjest pozitivë sikur presidenti ti lihej opozitës, duke marrë parasysh se gjysma e popullit shqiptar nuk është askund i përfaqësuar në institucionet shtetërore, do të ishte një gjest simbolik i mirë,” ka thënë Gjekmarkaj.

Po ashtu ai ka theksuar se procesi që Rama po ndërton për zgjedhjen e presidentit po synon që në vetvete të përçajë më tej opozitën duke i ditur pikat e dobëta të saj.

Gjekmarkaj u shpreh dhe për drejtimin e PD-së, ku tha se i vetmi institucion legjitim që ka të drejtimin e PD-së është grupi i saj parlamentar dhe pjesa tjetër ka rënë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit