Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka qenë i ftuar te VOA, ku dhe ka folur për zgjedhjet e presidentit në Shqipëri, si dhe situatën aktuale në PD.
I pyetur për vizitën e tij në Uashington ai ka thënë se është pritur nga Departamentit i Shteti dhe ka pasur bashkëpunim të ngushtë me ta.
“Unë jam shumë i nderuar që gjendem në Uashington dhe kam një moment krenarie në impenjimin tim publik, faktin që jam ftuar dhe jam pritur në departamentin e shtetit apo dhe në vizita të tjera të rëndësishme që kam pasur me institucione të ndryshme këto 3 ditë në SHBA,” ka thënë ai.