Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka përgëzuar Donika Gërvallën, pas paraqitjes në Këshillin e Sigurimit.
Haradinaj ka thënë në një postim në Facebook, se Gërvalla e ka bërë krenare duke i hedhur poshtë tentativat e stërvjetëruara propaganduese të Serbisë e Rusisë
“E përgëzoj Ministren Gërvalla për paraqitjen në Këshillin e Sigurimit. Përveçse është grua dhe që vjen nga një familje emblematike për lirinë e Kosovës, ajo mbrëmë na bëri krenarë se me sa mprehtësi hodhi poshtë tentativat e stërvjetëruara propaganduese të Serbisë e Rusisë”, ka shkruar ajo në Facebook.