-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me fyt të prerë, avokati shqiptar gjendet i vdekur në Itali

Kryesoret

49-vjeçari shqipta, Aineo Redome me profesion avokat është gjetur i vdekur këtë të enjte në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se Redome është gjetur me fyt të prerë me thikë nga një kalimtar paraditen e sotme rreth orës 10:00 në qendër të Reggia Emilia.

Hetuesit gjetën në vendngjarje thikën në dorën e viktimës. Pista e parë e hetuesve është vetëvrasja. Por këto janë vetëm dyshimet e para ndërsa aktualisht po hetohet edhe pista e vrasjes. Ka dyshime se autori të ketë vendosur thikën në dorën e 49-vjeçarit për të shmangur hetimet në mënyrë që ngjarja e rëndë të duket si vetërasje.

Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes dhe rrethanat e ngjarjes. Deri më tani nuk ka dëshmitarë ndërsa pritet të sekuestrohen kamerat e sigurisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit