Henrik Hoxhaj, një prej bashkëpunëtorëve të Nuredin Dumanit, ka vendosur të ndihmojë SPKA-un në zbardhjen e ngjarjeve të bujshme në Elbasan.
Hoxhaj është arrestuar së bashku me Dumanin mbrëmjen e 29 mars 2022 në qytetin e Fierit, pas atentatit që ranë pre e u plagosën të dy, por ai ka vendosu të bëhet “i penduar” i drejtësisë dhe dëshmia e tij është tepër e rëndësishme për prokurorinë për zbardhjen e krimeve të ndodhura në Elbasan.
Deri më tani mësohet se ai ka folur për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan, dosje kjo që prej më shumë se një viti ndodhet në SPAK.