-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasja për “Shqipërinë e Madhe” në OKB

Kryesoret

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, i është kundërpërgjigjur ministrit të Jashtëm serb, Nikolla Selakoviq, i cili në KS të OKB-së përmendi “Shqipërinë e Madhe”, duke thënë se qëllimi i Kosovës është krijimi i saj dhe jo “formimi i shtetit të saj”. Ai këtu përmendi se edhe kryeministri kosovar Albin Kurti e ka këtë “dëshirë”.

Por, Hoxha iu përgjigj se agjenda e vetme e Shqipërisë është hyrja në Bashkimin Europian dhe krijimi i një Ballkani të Hapur.

“Synojmë të ndërtojmë një Ballkan të Hapur dhe jo “një Ballkan të thyer”. Ne veçse se kemi pasë një Ballkan të thyer. Qëllimi është të kemi një Ballkan të bashkuar. Mësimet nga tragjeditë e viteve të 1990-ta tregojnë për rrezikun nga gjykimet e gabuara, si dhe njerëzit e idetë ekstremiste nuk duhet të diktojnë të ardhmen. Të rinjtë e rajonit të Ballkanit kanë të njëjtin synim: një jetë më të mirë, liri, mundësi dhe anëtarësim në Bashkimin Europian. Asgjë e mirë nuk vjen nga dëmtimi i fqinjit tuaj”, tha Hoxha.

Selakoviq, duke iu drejtuar delegacionit të Shqipërisë, kishte thënë se Serbia dëshiron të shohë një “Ballkan të hapur” dhe se ai nuk po fliste për qëllimet e Shqipërisë, por përkundrazi, ai po fliste për “dëshirën e Albin Kurtit për një “Shqipëri të Madhe”, e cila është shprehur në shumë raste”.

Hoxha kishte thënë gjithashtu se Kosova nuk është çështje e paqes apo sigurisë, por e shtetndërtimit. Ai shtoi se tanimë mandati i UNMIK-ut duhet të përfundojë për të shërbyer në një vend ku prezenca e OKB-së do të ishte më efektive, shkruan Gazeta Exrpress.

“Me kënaqësi do të sfidoja secilin, në këtë Këshill dhe jashtë tij, që të argumentoj dhe ta dëshmoj se Ballkani sot nuk është në situatë shumë më të mirë me Kosovën si vend të pavarur. Pavarësia e Kosovës është zgjidhur 14 vjet më parë dhe nuk është temë për diskutim. Kosovarët kanë bërë zgjedhjen e tyre”, ka thënë Hoxha./Gazeta Express/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit