-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përvetësoi 1.3 milion euro, ish-kryeministri i Maqedonisë dënohet me 7 vite burg

Kryesoret

Gjykata në Shkup dënoi ditën e sotme ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski me shtatë vite burg.

Ai akuzohet për përvetësimin e 1.3 milionë eurove nga partia që ai drejtonte VMRO-DPMNE dhe përdorimin e tyre për të blerë nje tokë ndërtimi.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski është dënuar me 7 vite burg dhe 3500 euro gjobë për rastin “Parcelat në Vodno”, raporton Alsat.

Ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijalkov, u dënua me një vit e tre muaj burg. Biznesmeni Orce Kamçev u dënua me një vit burg, ndërsa kumbari i Gruevskit, Risto Novaçevski u dënua me dy vjet me kusht.

Në mesin e të pandehurve është edhe Nenad Josifovic, i cili u dënua me dy vjet me kusht, si dhe Ratka Kamçeva, e cila lirohet nga akuza për shkak se krimi është i vjetëruar.

Kujtojmë që Departamenti  i Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) ka sanksionuar ish-kryeministrin Nikola Gruevski, duke e shpallur atë non  grata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit