Gjykata e Fierit ka dënuar me denim te përjetshëm Ervis Zotaj dhe dy minorenë, autorë të vrasjes makabre të Drita Saliaj, e cila ndodhi ne vitin 2020-të.Tre të rinj vranë dhe hodhën në rezervuar shtetasen.
Ervis Zotaj është dënuar me burgim të përjetshëm, dhe dy autorët e tjerë S.Shehaj dhe L.Saliaj.17 dhe 14 vite burg
Krimi fillimisht është treguar në policinë e Mallakastrës nga 16-vjecari L.Saliaj, nga ku më pas është bërë arrestimi i dy personave të tjerë, të cilët treguan vendin se ku e kishin hedhur trupin e pajetë të Drita Saliaj.
Policia në atë kohë zbardhi dinamikat e ngjarjes, nga ku mësoi se tre autorët kanë ngrënë së bashku në shtëpinë e Saliaj. Njeri prej autorëve ka qenë nipi i burrit të saj.