-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova e Serbia pa marrëveshje për targat, si do veprohet tani?

Kryesoret

Të enjten në Bruksel u mbajt takimi ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, për çështjen e targave dhe zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, por që përfundoi pa ndonjë marrëveshje përfundimtare për targat.

Pas përfundimit të takimit, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, në një konferencë për media tha se me palën serbe nuk kanë arritur marrëveshje pasi sipas tij, ka zero gatishmëri nga pala serbe për të gjetur një zgjidhje të përhershme.

“Jo, fatkeqësisht nuk mund të jap lajm të mirë. Grupi ynë punues sërish është munduar edhe ditën e djeshme që të vijë deri te një draf-propozim që do të na bartej ne sot për diskutim. Fatkeqësisht ka zero gatishmëri nga pala serbe për t’u dakorduar për një zgjidhje të mundshme brenda kornizave që i ka paraparë pika e tretë e marrëveshjes e 30 shtatorit”, deklaroi Bislimi.

Ai shtoi se tani i mbetet krerëve shtetërorë se si të vazhdohet tutje, pasi marrëveshja e përkohshme për targat skadon sot.

Por si do të procedohet tani kur marrëveshja e përkohshme për targat e arritur më 30 shtator ka skaduar të enjten, e 21 prillit?

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se në mungesë të një marrëveshjeje të përhershme për targat, regjimi i mbulimit me letra ngjitëse të simboleve shtetërore në targa do të vazhdojë.

“Marrëveshja e nënshkruar më 30 shtator është ende në fuqi. Duhet të jeni të qetë. Askush nuk duhet të shqetësohet. Marrëveshja për regjimin e letrave ngjitëse është ende në fuqi, derisa të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme në një nivel të lartë, regjimi i letrave ngjitëse do të vazhdojë”, tha ai.

Petkoviq akuzoi Kosovën se nuk ka qenë e gatshme për asnjë propozim gjatë gjashtë muajve sa kanë funksionuar grupet punuese për targat.

Por, një akuzë të tillë e ka bërë edhe kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili tha se Serbia nuk ishte e gatshme të pranonte asnjë zgjidhje të përhershme për targat dhe as nuk pranoi që të ketë një afat prej 30 ditësh për të gjetur një zgjidhje.

“Nëse nuk ia dolën për gjashtë muaj, atëherë a mund ta bëjnë për 30 ditë? Ne kujdesemi për paqen dhe stabilitetin dhe do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur interesat e popullit tonë, por edhe për të shkuar drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha Petkoviq pas takimit në Bruksel.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit