-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i Letonisë mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryesoret

Presidentja, Vjosa Osmani, pas takimit me presidentin e Letonisë, Egils Levits, duke theksuar kërcënimet nga Rusia dhe aleati i saj Serbia për rrezikun që paraqesin për rajonin ballkanik, kërkoi mbështetjen e Letonisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Homologu i saj letonez i shprehu gatishmërinë për ta mbështetur Kosovën për anëtarësim në strukturat euroatlantike.

Edhe kryeministri, Albin Kurti e ka falënderuar presidentin Levits për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Letonia dhe përkrahjen për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

”Letonia e konsideron pavarësinë e Kosovës si të pakthyeshme dhe promovon interesat e shtetit tuaj në Bashkimin Evropian”, ka thënë presidenti Levits.

Ai ofroi mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe për përfshirjen në Programin e Partneritetit për Paqe, si hap i parë drejt anëtarësimit në NATO. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit