Tre persona janë denoncuar të humbur nga familjarët në 24 orët e fundit në Tiranë. Njëri prej tyre është i sëmurë me probleme të shëndetit mendor. Policia është vendosur në lëvizje. Po ashtu, sipas policisë së Tiranës janë arrestuar pesë persona për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi i plotë
Tiranë-Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Ç., 37 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. K., 54 vjeç, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase 16 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. C., 23 vjeç, banues në Krujë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (përforcues grushti).
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 32 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. P., 29 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi.
—-
Më datë 21.04.2022, shtetasi I. M., 45 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, xhaxhai i tij, shtetasi Xh. M., 81 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij.
Më datë 21.04.2022, shtetasi Gj. N., 35 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, motra e tij, shtetasja E. N., 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Më datë 21.04.2022, shtetasi K. P., 59 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vëllai i tij, shtetasi P. P., 49 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.