Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj vazhdon takimet në SHBA.
Në një postim në Facebook, ish-n/kryetari i PD-së thotë se takoi një kongresmen nga Alabama me të cilën folën për opozitën në Tiranë dhe forcimin e raportit me SHBA-në.
“Një takim i gjatë dhe i përzemert me Kongresmenin e Alabames z.Robert B.Anderholt, një dashamirës i Shqipërisë.
Shkëmbyem mendime dhe ide për forcimin e miqësisë mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si dhe për gjendjen në të cilën ndodhet Opozita shqiptare sot, për rrugë dhe mundësi për të tejkaluar këtë krizë.
Një opozitë e bashkuar dhe e fortë i shërben mbi të gjitha ndryshimit dhe Shqipërisë” shkruan ai.