Komisioni i Rithemelimit njofton se ka përfunduar procesi zgjedhor edhe në degën 15 në Tiranë dhe në degën e PD në Pukë.
Pas numërimit të fletëve të votimit, komisionet e votimit shpallën fitues në degën 15 Tiranë, Florind Mansaku dhe në Pukë Demir Hyseni me 67% të votave
Njoftimi i PD-së
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të PD Pukë dhe PD Dega 15 Tiranë. Pas numërimit të fletëve të votimit, komisionet e votimit shpallën fitues:
– Kryetar i Degës PD Pukë, z. Demir Qamil Hyseni me 67% të votave
– Kryetar i PD Dega 15 Tiranë, z. Florind Xhevdet Mansaku
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.