Përqëndrime të rërës sahariane janë shtrirë mbi rajon dhe në Kosovë gjatë ditës së sotme, duke zbehur qiellin.
Kjo është bërë e ditur nga faqja meteorologjike, “Prishtina Weather”, e cila ka publikuar edhe foto të Prishtinës e mbulur me rërën sahariane.
“24.04.2022 – Koncentrime të pluhurit (rërës) saharian janë shtrirë mbi rajon dhe vendin tonë gjatë ditës së sotme, që edhe i dhanë qiellit një pamje më të zbehtë, teksa gjatë perëndimit disku i diellit vërehet edhe me sy të lirë, ku dallohen edhe njollat solare, që në këto javë kanë qenë më aktive”, shkruan faqja “Prishtina Weather”.
Ky fenomen është si pasojë e cikloneve që vijnë nga vendet e Afrikës, duke ngritur pluhurin saharian.
Fenomene të tilla mund të ndodhin dy apo tre herë në vit, më shpesh në pranverë.