Joan Muçllari, i cili u plagos pasditen e të hënës në hotelin e babait të tij në Pogradec është një emër i njohur për policinë dhe mediat.
Kjo e sotmja është një zinxhir atentatesh të ndodhura ndaj babit të Mucllarit, Jetmirit.
I plagosuri i ditës së sotme është djali i pronarit të hotelit, i cili u dyshua si shënjestër e atentatit të mëparshëm. Dyshimet për ditën e sotme janë se njëri nga autorët është një nga personat e përfshirë edhe në atentatin e vitit 2020.
Lidhur me ngjarjen e dy viteve më parë policia vuri në pranga Ilir Berberin 52 vjeç, Ilir Meçollin 22 vjeç, Ardian Xhutin 29 vjeç dhe Elvir Haxhian 32 vjeç.
Ndërkohë lidhur me ngjarjen e sotme një nga personat që ka qëlluar me armë ndaj Muçllarit është Firdeus Berberi, djali i Ilir berberit, një nga të arrestuarit nga policia pasi akuzohet se ka qëlluar në drejtim të Hotel Voloreka.
“Dyshoj se objektiv i atentatit të sotëm dhe atij që ndodhi para një jave ka qenë djali im. Edhe para një viti kanë djegur makinën e djalit, për shkak të një konflikti verbal me dy persona, njëri prej të cilëve u dënua nga Gjykata e Pogradecit për zjarrvënie të qëllimshme. I kam denoncuar me emra autorët por policia nuk po vepron. Kërkoj azil për dy djemtë pasi këtu ju kërcënohet jeta”. ka thënë aso kohe Jetmiri.