SHBA-të janë të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën në rrugën drejt institucioneve evropiane dhe euro-atlantike.
Ky ishte një ndër mesazhet që përcolli në Prishtinë, ndihmës sekretarja e shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Karen Donfried.
“Është shumë e rëndësishme dhe urgjente të punojmë për të siguruar që Kosova dhe fqinjët e saj të vazhdojnë të bëjnë reformat e domosdoshme për konsolidimin demokratik dhe integrimin e tyre në institucionet europiane dhe euro-atlantike”, u shpreh zyrtarja e administratës Biden, pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani.
Osmani theksoi nevojën urgjente për përparim në dialogun me Beogradin dhe saktësoi se Prishtina nuk është palë bllokuese në këtë proces.