Një 27-vjeçar nga Hasi ka përfunduar pas hekurave pasi ka keqtrajtuar një nga kafshët që ai mbante në shtëpi.
Lajmi është bërë i ditur nga policia pas denoncimit që kjo e fundit ka marr në komisariati digjital, me videon ku duket i riu.
Njoftimi i Policisë:
Has Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, për keqtrajtimin e një kafshe pune, ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar. Falë bashkëpunimit me qytetarët, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has, bënë identifikimin e autorit, shtetasit A. V., 27 vjeç, banues në fshatin Gjinaj, i cili në përfundim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.