Nëntë persona janë arrestuar në Tiranë për disa vepra penale; drogë, dhunë, aksidente, kundërshtim të policisë, etj.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– D. V., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa;
– B. T., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Mehmet Brocaj”, gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjithashtu, shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit M. D., 20 vjeç dhe J. D., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta 3 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Ismail Qemali”, kanë goditur me sende të forta shtetasin R. S., 38 vjeç, dhe më pas nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por i kanë kundërshtuar ata, duke i goditur për shkak të detyrës. Shtetasi E. L. është vënë në pranga, ndërsa shtetasit M. D. dhe J. D. janë larguar. Vijon puna për kapjen e tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 47 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– T. S., 21 vjeç, F. M., 62 vjeç dhe Xh. C., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar pa leje drejtimi, motomjetet e tyre;
– A. H., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
– E. M., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin D. C., 28 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetaset D. L., N. C. dhe një 6-vjeçar, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital, janë larguar në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme” njofton policia.