Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka mirëpritur Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në Moskë.
Antonio Guterres ka theksuar nevojën për të bërë gjithçka që është e mundur për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Guterres, i cili gjithashtu do të takohet me presidentin Vladimir Putin ditën e sotme ka deklaruar se dëshiron të ndihmojë në krijimin e kushteve për dialog, armëpushim dhe paqe.
“Ne kemi nevojë për një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë ai.
Shefi i OKB-së ka thënë gjithashtu se prioritet duhet të jetë minimizimi i vuajtjeve njerëzore në vend.
Bisedimet tani po vazhdojnë me dyer të mbyllura