Ish-Presidenti amerikan Bill Clinton gjatë një ceremonie të zhvilluar në Uashington ka folur për ish-sekretaren e shtetit Madeleine Albright që u nda nga jeta pak kohë më parë. Ai ka kujtuar mes të tjerash luftën në Kosovë dhe çlirimin nga serbët.
“Po e kujtoja kohën kur së bashku me Sekretaren Albright udhëtuam në Kosovë para tre vjetëve kur po festohej 20 vjetori i fitores së tyre dhe tonës, në parandalimin e spastrimit etnik dhe vetë ekzistencës së Kosovës.
Ne ecëm rrugëve të Prishtinës, me zyrtarët kosovarë dhe ndaluam në një bulevard ku edhe e kishin ngritur një bust të bukur si dedikim për Sekretaren Albright për punën që ka bërë atje.
Jam shumë krenar për jetën që e ka jetuar dhe jam falënderues që unë dhe Hillary kemi qenë miq me të”, tha Clinton.
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright VDIQ më 23 mars të këtij viti në moshën 84-vjeçare.