-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Do ta shndërrojmë Shqipërinë në eksportues neto të energjisë

Kryesoret

Në një takim me një grup kompanish lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE, kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria ka potencialin dhe do të shndërrohet në eksportues neto të energjisë elektrike.

“Disa ditë më parë vizitova presidentin Aliev të Azerbajxhanit dhe me kënaqësi dëshmova dhe ndjeva interesin e lartë që ka për përfshirjen e “Tubacionit Adriatiko-Jonian”, i cili mund të ndryshojë rregullat e lojës dhe Europa mund të përfitojë një pavarësi nga gazi rus. Kemi potencial për ta shndërruar Shqipërinë në një eksportues neto të energjisë.

Dua të rikujtoj ish-presidentin Trump. Në një takim të NATO-s ai përmendi se sa e rrezikshme ishte të mbështeteshe të gazi rus. Gjithashtu, ai shtoi se ishte për të ardhur keq që të mos gjenim më të mirin, më mjedisorin, gazin amerikan. Këto gjëra i provuam kaq shpejt. Jemi këtu së bashku që të rendim të gjithë së bashku pa humbur kohë. Kjo për Shqipërinë është një shenjë e mirë që të ecim më shpejt. Sot ne e kemi në dorë ta bëjmë të mundur këtë gjë”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit