-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ushtroi dhunë ndaj babait dhe e kërcënoi me thikë, arrestohet 20-vjeçari në Gramsh

Kryesoret

Policia ka parandaluar një ngjarje kriminale në Gramsh, ku një 20-vjeçar dhunoi babain dhe e kërcënoi me thikë.

Skerdi Karaj gjithashtu i dëmtoi edhe automjetin babait të tij.

Njoftimi i Policisë

Gramsh

Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, e kanosi me mjet prerës dhe i dëmtoi automjetin, falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, parandalohet ngjarja e mundshme kriminale dhe vihet në pranga djali.

Në sallën operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një telefonatë nga shtetasi S. K., 45 vjeç, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i biri po ushtronte dhunë fizike ndaj tij dhe po e kanoste me mjet prerës.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë në fshatin Crunjë, ku është bërë e mundur kapja dhe neutralizimi në kohë i autorit të dyshuar.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 20 vjeç, i cili, pasi ka dhunuar babanë e tij dhe e kërcënuar atë, me mjet prerës (thikë), i ka dëmtuar xhamin e automjetit dhe disa orendi shtëpiake.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit