Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën Mitrovicë-Prishtinë. Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur gjashtë persona.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti tha se aksidenti ndodhi në segmentin rrugor në fshatin Pestovë.
“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 08:00, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Pestovë. Në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar gjashtë (6) persona të cilët kanë kërkuar trajtim mjekësor”, tha ai.