-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do të shkojë te Kuvendi i Berishës? Alibeaj e injoron: PD ka “librin e shenjtë”

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj tha sot se nuk do të marrë pjesë në Kuvendin e së shtunës që do të mbajë grupi i “Rithemelimit” të drejtuar nga Sali Berisha për të zgjedhur organet e reja të partisë më të madhe në opozitë.

Sot është dita e Kuvendit. Kohë më parë grupi i PD-së ka nxjerrë platformën e partisë, “libri i shenjtë” për demokratët, që t’i bëjë të gjithë bashkë. Platforma është diskutuar gjerë e gjatë prej disa javësh në diskutime dhe takime. Është shprehur fare qartë, qëndrimi i tyre, fatkeqësisht pati një refuzim. Besoj se kjo është një cështje që nuk ka kërshëri, përtej kësaj” tha ai.

Por cfarë do të bëjë Enkelejd Alibeaj pas së shtunës kur nuk do të jetë më kryetar grupi? Në këtë pikë, ai tha se do të presë vendimin e Apelit për vulën e partisë duke mos njohur asnjë kuvend apo shkarkim që mund të bëhët nga grupi i “Rithemelimit” të shtunën.

Historitë e thëna nga individë, i kam bërë të qarta. E rëndësishme janë ngjarjet parlamentare. Është e qartë për këdo sot, që ka një PD, një statut dhe organe, këshill, kuvend kombëtar që janë dhe do të vazhdojnë të jenë rregullat dhe institucionet e partisë. Cështja është në gjykatë, të presim gjykatën. Kur gjykata flet të gjithë të tjerët heshtin” tha ai jashtë sallës së Kuvendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit