-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I vendosi gjobë, i riu rreh policin

Kryesoret

Dy persona janë arrestuar në Tiranë dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për disa vepra penale. Në Kamëz është arrestuar një 22-vjeçar pasi rrahu policin që i vendosi gjobë.

Njoftim i plotë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B.(P)., 22 vjeç, banues në Kamzë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditja për shkak të detyrës”. Ky shtetas, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë, për mosvendosjen e një mase administrative.    

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë ndalimin e shtetasit në kërkim M. H., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. 

—–

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Farkë proceduan penalisht shtetasen J. H., 19 vjeçe, banuese në rrugën “Pjetër Budi”, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet ka tërhequr disa shuma parash në bankomat, me kartën bankare të shtetases R. G., 20 vjeçe.   

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin E. Z., 17 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Kanosja”, pasi për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen L. P., 47 vjeçe.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases M. L., 19 vjeçe, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasen D. K., 46 vjeçe dhe i ka vjedhur asaj, telefonin dhe një shumë parash.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit