Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku ka takuar ditën e sotme komisionerin europian, Oliver Varhelyi.
Përmes një postimi në Twitter, ajo ka ndarë dhe detajet rreth takimit, ku në fokusin kryesor kanë qenë përgatitje e strukturave të qeverisë për hapjen e negociatave me BE-në.
“Lufta kundër përhapjes së korrupsionit në administratën publike dhe qeveria dhe zgjedhjet janë jo vetëm parakushte për integrimin në BE, por edhe prioritetet kryesore të opozitës!” ka shkruar ajo në Twitter.
Great meeting today @OliverVarhelyi on the role of parlament in the EU integration process, lack of reporting and structures from government, need to prepare the administration & continue with legislation approximation! pic.twitter.com/dqddqBscBC
— Jorida Tabaku (@jorida_tabaku) April 28, 2022