-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eksperti serb: Putin do ta përdorë njohjen e Kosovës si “çip tregtie” për Krimenë dhe Donbasin

Kryesoret

“Është e qartë se Putin po i jep legjitimitet [pavarësisë] së Kosovës, për të kërkuar legjtimitet për Donbasin”, ka thënë komentatori serb i politikës së jashtme, Boshko Jakshiç, për BBC.

“Opsioni i njohjes së Kosovës nuk përjashtohet, por mendoj se Putini po e ruan për një kohë më vonë, për ta përdorur në një mënyrë apo tjetër kur të përfundojë lufta në Ukrrainë”, ka thënë ai.

Si “çip për tregti”, thotë eksperti serb, Putin “mund ta luajë [njohjen] e Kosovës”.

“Hiqni duart nga Krimea dhe pjesa më e madhe e Donbasit, dhe unë do t’ju jap Kosovën e pavarur, dhe nuk do të krijoj probleme në Këshillin e Sigurisë që Kosova të anëtarësohet në Kombe të Bashkuara dhe organizata tjera ndërkombëtare”. Kjo, sipas Jakshiç, mund të jetë “mesazhi që Putin do t’iu dërgojë amerikanëve”.

Vladimir Putin në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres tentoi të nxjerrë një analogji mes konfirmimit të ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe njohjes së pavarësisë të rajoneve separatiste të Donetsk’ut dhe Luhansk’ut nga Federata Ruse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit