Shtabi Koordinues për pandeminë në Maqedoninë e Veriut, e më pas edhe qeveria pritet të marrin vendim rreth rekomandimit të Komisionit për Sëmundje ngjitëse për heqjen e të gjitha masave kufizuese për Covid-19.
Në Maqedoninë e Veriut, deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.015.726 testime për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë është 309.434, numri i të shëruarve është 299.653, numri i të vdekurve është 9.278 dhe numri i rasteve aktive është 503.