Një ditë përpara Kuvendit kombëtar të PD-së, që do të zhvillohet nesër në Pallatin e Kongreseve, ish-kryetari i këshillit kombëtar Edi Paloka shprehet se i ka gjetur “belaja” pasi kërkesat janë të shumta për të qenë të pranishëm, por hapësira është e limituar dhe delegatët janë me numër të saktë. Këtu ai “thumbon” edhe njëherë Lulzim Bashën për numrin e delegatëve në raport me karriget në pallatin e Kongreseve në Kuvendin që thirri në 18 dhjetor.
“Ne 18 dhjetor , L.B dhe ata qe e ndiqnin, morren njerez nga rruga, perfshi dhe socialiste, per te arritur qe te mbushnin sallen e Pallatit te Kongreseve aq sa u bene dhe barcalete me numrin e karrigeve dhe pjesmarresve.
Nderkohe ne na ka gjetur “belaja” se po na merziten njerzit pasi nuk kemi mundesi t’ju plotesojme deshiren per te qene te pranishem, te gjithe atyre qe kerkojne dhe e meritojne te jene ne kete Kuvend qofte edhe me ftese ( sepse numri i delegateve eshte i percaktuar)…!
Megjithate, ata ende vazhdojne e presin qe Rama t’ju ktheje vulen qe tek demokratet e kane humbur përfundimisht” shkruan Paloka.