-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Sulm ndaj Kievit për të poshtëruar OKB-në

Kryesoret

Pesë raketa ruse goditën Kievin mbrëmjen e sotme, teksa sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ishte në kryeqytetin ukrainas. Kështu tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Kjo flet shumë për qëndrimin e vërtetë të Rusisë ndaj institucioneve globale, përpjekjet e udhëheqjes ruse për të poshtëruar Kombet e Bashkuara dhe gjithçka tjetër për të cilën organizata përfaqëson. Kështu që ne kemi nevojë për një përgjigje të përshtatshme dhe të fuqishme.”- u shpreh Zelensky.

Zelensky e ka quajtur një sulm që synonte poshtërimin e OKB-së.

“Një sulm që synon poshtërimin e OKB-së dhe gjithçka që ajo përfaqëson. Prandaj, ai kërkon një përgjigje të fortë. Sulmet e Rusisë ndaj Mariupolit nuk u ndalën as kur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ishte në Moskë për bisedime me Putinin. Dhe sot, menjëherë pas përfundimit të bisedimeve tona në Kiev, raketat ruse fluturuan në qytet. Kjo flet shumë për qëndrimin e vërtetë të Rusisë ndaj institucioneve globale”, shtoi Zelensky.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit