-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapet hajduti që paraqitej si shpërndarës faturash, bëri kërdinë në Prishtinë

Kryesoret

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një 37 vjeçar, që ishte në kërkim për disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në periudha dhe vende të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

I dyshuari është dërguar në qeli.

“I dyshuari, po kërkohej për disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës. Bazuar në hetimet policore, dyshohet se vjedhjet janë kryer brenda banesave nga personi i arrestuar, i cili ka arritur të hyjë brenda objekteve duke u paraqitur si punëtor për dërgimin e faturave të shërbimeve komunale”.

“Personi i dyshuar V.K , mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qeli, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit