-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Më shumë se 2 muaj luftime, Kievi kritikon qëndrimin e Gjermanisë ndaj Moskës

Kryesoret

Tashmë kanë kaluar më shumë se 2 muaj që nga 24 shkurti kur Rusia nisi ofensivën e saj në Ukrainë. Me mijëra persona në të dy kampet janë vrarë, ndërsa luftimet vijojnë. Shumë shtete kanë ofruar mbështetjen e tyre ndaj Kievit, duke vendosur sanksionet kundër Rusisë, por edhe duke dërguar armë për ushtrinë e Ukrainës.

Megjithatë, Kievi zyrtar nuk është aspak i kënaqur me atë që ka bërë Gjermania deri tani për këtë konflikt në zemër të Europës.

Kritikat e fundit janë bërë nga ministri i Jashtëm i Ukrainës Kuleba, i cili e konsideron qëndrimin e Gjermanisë ndaj luftës së agresionit të Kremlinit si “mjaft hezitues” në krahasim me vendet e tjera evropiane.

“Gjermania duhet të marrë një rol udhëheqës në Evropë, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështjet politike. Kjo vlen për dërgesat e armëve në Ukrainë, sanksionet kundër Rusisë dhe dhënien e statusit kandidat në BE për Kievin”, tha Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Dmytro Kuleba për mediat gjermane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit