Policia ka njoftuar për ngritjen e një godine të re në Tiranë për të mbajtur të arrestuarit në paraburgim.
Ata do të qëndrojnë atje deri në daljen e tyre në gjykatë.
Kjo godinë, investim i Policisë së Shtetit është emëruar “Blloku i Sigurisë” dhe është drejt përfundimit. Ajo ndodhet ngjitur me burgun “302” në kryeqytet, në rrugën “Mine Peza”. Godina pritet të ketë kapacitet të mjaftueshëm për të përballuar fluksin e personave të arrestuar dhe ndaluar në Tiranë, duke i dhënë zgjidhje problematikës së kushteve të rënda të dhomave të ndalimit që janë në komisariate. Godina do të jetë e survejuar me kamera sigurie dhe staf të veçantë, por ende nuk është caktuar një datë për të ditur se kur pritet të vihet në funksion.
Mësohet se një nga shkaqet që çuan në ndërtimin e kësaj godine është e zjarri i ndodhur para disa javës në komisariatin e Kamzës, i cili i mori jetën njërit prej të burgosurve.