Restoranti Ritzi në Puerto Portas (Calvià, Mallorca), BO Hotel Mallorca ose “dyfishi i tij superluksoz”: BO Palazzo, gjithashtu me inicialet e tij, në Porec (Kroaci); ose një rezidencë në Camp de Mar, Andratx, një nga qytetet më të vjetra në Ishujt Balearik, një ndërtesë e tërë në Plaça Quadrado de Palma, përveç një rrjeti të gjerë kazinosh dhe shtëpish në Hamburg (Gjermani) me ekskluzivitete në Pragë ose Moskë.
Bizneset e shumta të Bashkim Osmanit, 52 vjeç, dhe familjes së tij nuk kanë kaluar kurrë pa u vënë re nga hetuesit e Gardës Civile spanjolle dhe Policisë Kombëtare që kur ai u vendos në ishullin spanjoll më shumë se njëzet vjet më parë, shkruan “El pais”.
Megjithatë, deri në shkurtin e kaluar, shqiptari nga Kosova nuk u arrestua, i akuzuar për pastrim të shumave të mëdha parash (më shumë se 30 milionë euro vetëm në prona në Mallorca) me sa duket nga trafiku i drogës.
“Të identifikosh një person që pastron para në vendin tonë është relativisht e lehtë, gjëja e ndërlikuar është të vërtetosh se paratë e tij vijnë nga aktivitete të paligjshme” shprehen agjentët. Ndërhyri Eurojust, DEA dhe FBI, dhe kjo rezultoi me tetë të arrestuar nga organizata e Osmanit në Spanjë dhe 37 të tjerë midis Belgjikës, Gjermanisë, Italisë dhe Kroacisë. Një shembull i vërtetë i veprimit të koordinuar në shkallë ndërkombëtare dhe i bashkëpunimit policor dhe gjyqësor në luftën e vështirë kundër pastrimit të parave.
“Osmanët” janë një sagë e njohur në mbarë botën, SHBA dhe Evropë, e lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës nga Amerika e Jugut. Ata vijnë nga Shqipëria, por emigruan në Gjermani më shumë se 40 vjet më parë, “në vitet 70 filluan me biznesin e kazinosë dhe prostitucionit, në një vend me lejueshmëri më të madhe në atë zonë, dhe më vonë janë diversifikuar dhe krijuan kompani të reja, hotele dhe restorante në zonat turistike”, theksojnë agjentët për gazetën spanjolle “El pais”.
Tri faza: “Vendosja, konfuzioni dhe integrimi”
Sipas ekspertëve pastrimi i parave ka tre faza kryesore: “Vendosja, konfuzioni dhe integrimi”. E para është vendosja e parave brenda qarkut ligjor. “Mënyra më e lehtë është përmes një biznesi të mëparshëm, si hoteli apo më mirë restoranti, ku mesa duket nuk ka kontroll sepse nuk ka as të dhëna klientësh”, theksojnë agjentët. Mund të futet edhe nëpërmjet një kontakti në një bankë, e cila pranon drejtpërdrejt një të ardhur në këmbim të një komisioni.
Por, pasi paratë janë vendosur, ato nuk mund të qëndrojnë atje. Fillon faza e dytë, konfuzioni, i cili në thelb konsiston në lëvizjen e parave, “bëhen “copë-copë”, futen në llogari të ndryshme, në vende të ndryshme; nëpër parajsat fiskale apo vende që janë “jo shumë bashkëpunuese” me autoritetet e vendeve të treta dhe më të dobëta për të operuar, dhe kur ata tashmë e konsiderojnë se ka marrë mjaft kthesa në atë lloj “makine larëse” në mënyrë që pista është e vështirë të zbulohesh”, thonë ekspertët.
Megjithatë, paratë nuk kthehen kurrë në një llogari rrjedhëse. “Integrohen gjithmonë në formën e investimeve në shtëpi, makina, bizhuteri, ora…, të cilat blihen nëpërmjet kompanive, zakonisht në emër të të afërmve apo të njohurve të personit nën hetim. Ka qenë pikërisht blerja e mallrave nga të afërmit dhe të njohurit e Osmanit në Mallorca dhe takimet e tyre të mëparshme, ato që kanë alarmuar agjentët dhe kanë çuar në hetimet tek ai.
Në 18 kontrollet e kryera në Spanjë, një prej tyre në pallatin e tij, por edhe në restorantet e tij, 16 ora luksoze, shtatë automjete të nivelit të lartë, një jaht, 86 vepra arti (piktura vaji) me vlerë prej 5 milionë euro, etj.
Gruaja e Bashkim Osmanit, vjehrri, asistenti personal dhe njerëzit kryesorë të afërt u arrestuan gjithashtu. Tani, gjyqtari do të përcaktojë nëse pjesët e shumta të enigmës së kornizës së tij të mbledhura nga hetuesit gjatë tre viteve hetime janë të mjaftueshme për të demonstruar se paratë dhe investimet e tij vijnë nga aktivitete të paligjshme. Bëhet fjalë për zbardhjen e teknikave të përsosura të pastrimit të parave të vëna në praktikë nga kjo organizatë e dyshuar kriminale, me vështirësinë e ndarjes së biznesit të ligjshëm nga ai i paligjshëm” mbyllet shkrimi.