Në Gllobar të Drenasit kanë vdekur nënë e bir pas një aksidenti të ndodhur mes dy makinave dje. Ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe tre persona tjerë.
Policia njofton se shoferi i njërës nga veturat e përfshira në aksident është dërguar në mbajtje.
“Dy vetura me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident një femër dhe një mashkull kosovar -kanë ndërruar jetë, si dhe lëndime trupore kanë pësuar edhe 3 meshkuj kosovarë. Të lënduarit janë dërguar në trajtim mjekësor. Drejtuesi i njërës nga makinat e përfshira në aksident është dërguar në qeli”, thuhet në njoftimin e policisë.