-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjici merr vendimin për Longon dhe i vendos afate

Kryesoret

Diego Longo nuk do të shkarkohet nga drejtimi i Kukësit, ky është mendimi i presidenti të nderit të skuadrës verilindore, Safet Gjici, i cili pavarësisht lëkundjeve të pozitave të teknikut, e ka konfirmuar duke folur për “SuperSport”.

”Normalisht që jam pak i mërzitur, se sot duhej të kishim fituar me Partizanin, por sot nuk u arrit. Kur kam lëvizur trajnerin kam arritur objektivin, por kur kam qenë afër ekipit. Trajneri i huaj në Shqipëri do kohën e vet të ambientohet. Mesazhi që i kam dhënë është të mos merrte me deklarata që nuk kanë lidhje me ekipin, por të marrë përgjegjësitë, një trajner të marrë përgjegjësitë e veta për anën teknike.

Ky trajner do të mbyllë sezonin me Kukësin. Unë besoj shumë te çunat e ekipit, realisht ka pasur shumë dëmtime, por kjo nuk justifikon rezultatet që kishim në dy fazat e para. Po të mbante atë ekip, besoj se do të ishim ndryshe, edhe atë sistem loje. Unë do të kisha sugjeruar që të mos ndryshojë, se edhe ne kuptojmë futboll, nuk mbetet të vijë dikush nga jashtë të na tregojë si bëhet futbolli”, tha ndër të tjera Gjici.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit