-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Grupi e refuzoi, Berisha: Do vijnë, bashkimi funksionoi! Mesazh për zemërthyerit

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e sotme doli në një konferencë për gazetarët për të bërë një përmbledhje të Kuvendit të PD-së që organizoi ditën e shtunë “Komisioni i Rithemelimit”. Sali Berisha tha se e mbajti fjalën për votën e lirë.

Ne sollëm në Shqipëri votën e lirë. Rama dhe Basha e ishin përzënë” tha ai. Për aludimet, Berisha pranoi se lista e fituesve la pas shumë zemërthyer që nuk fituan, por ai i ftoi që nëse kanë dyshime të kërkojnë rinumërim të votave.

Tre ditë më parë mes 460 kandidaturave u votuan, 150 prej tyre dhe u zgjodhën anëtarë të këshillit kombëtar. Risia ishte e madhe. U zgjodhën më të mirët ndër më të mirët, por mbetën edhe shumë të tjerë pa hyrë në këshillin kombëtar. Ata që të gjithë për kontributin e tyre në PD, vlerat që mbartin, mbeten të çmuar, pavarësisht nga mos votimi në pragun e duhur për të mos qenë.

Është e pashmangshme që të mos ketë hatërmbetje dhe zemërthyer, por unë në mënyrën më miqësore, u them se nëse kanë edhe dyshimin më të vogël për numërim jo korrekt, të kërkojnë rinumërim votë për votë të kandidaturës së tij. Komisioni është i vendosur të plotësojë cdo kërkesë të kësaj natyre. Nuk mund të refuzohet. Procesi është transmetuar LIVE”.

Më pas Berisha foli për bashkim, edhe pse përçarja është ende e madhe dhe në Kuvendin e 30 prillit, ish-kryeministrin e refuzuan 35 deputetët, praktikisht shumica e grupit, pasi të pranishëm ishin vetëm 17 në krah të tij.

 “PD si e tillë nuk ka qenë ndonjëherë, nuk ka ardhur ndonjë herë në një kuvend më e bashkuar se në 30 prill. Mos harroni vetëm një moment. Gjatë procesit të zgjedhjes së kryetarëve të degëve, kanë votuar 41 mijë anëtarë, si kurrë në histori. 40 mijë anëtarë aktivë janë ushtri e pamposhtur, e fuqishme.

Në kuvend mungonin një numër i caktuar deputetësh të PD-së. Përsëri, vendi i tyre është në PD. Askush nuk mund të mbajë peng me platforma të marrë në zyrat e qeverisë një forcë opozitare. Për cdo demokrat dhe kundërshtar, shumica, 6 marsi ka meritën e përcaktimit të shumicës. Kam besim se deputetët në tërësi do i bashkohen shumicës” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit